OSBE mbështet zgjatjen e afatit të Vetingut
Përfaqësuesit e OSBE-së në Shqipëri mbështesin zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut.
Në një reagim të fundit nënvizohet se OSBE i bashkohet deklaratës të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në mbështetje të zgjatjes të mandatit të institucioneve të Vetingut.
Gjatë një takimi me Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë, ambasadori Vincenzo Del Monaco theksoi progresin e jashtëzakonshëm të arritur deri më tani në Reformën në Drejtësi dhe shprehu besimin e plotë për rezultate të mëtejshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Lidhur me zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vetingut, ai përsëriti se nuk shikon ndonjë plan B apo kthim mbrapa në Reformën në Drejtësi.
Një ditë më parë, delegacioni i BE dhe ambasada Amerikane u bënë thirrje deputetëve që të votojnë pro.
Mandati aktual i organeve të Vetingut përfundon në qershor 2022, ndërsa me zgjatjen e propozuar do të përfundojë në fund të vitit 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta