OSHEE humb 73 milionë euro, sektori rrezikon financat publike dhe ekonominë

27 Tetor 2021 | 19:59

73 milionë euro do të humbë OSHEE këtë vit. Ky është vlerësimi që ka bërë qeveria në raportin për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Por, humbjet do të vazhdojnë. Për vitin 2022 humbjet e parashikuara janë rreth 60 milionë euro.

Pra, 133 milionë euro humbje në dy vjet aktivitet.

Të gjitha humbjet paguhen me kredi, që i merr OSHEE, por që garanton qeveria me paratë e taksapaguesve.

Rritja e çmimit të energjisë së importuar do t’i shtojë vështirësitë financiare të kompanisë.

Vetëm këtë muaj, ajo ka blerë rreth 65 milionë euro energji elektrike në tregjet e huaja. Është blerja më e madhe mujore që OSHEE ka bërë ndonjëherë.

Deri tani OSHEE ka krijuar mbi 300 milionë euro borxhe.

Të gjitha përpjekjet për ta ndryshuar situatën kanë dështuar dhe OSHE vazhdon të gllabërojë para.

Në fakt, në dokumentin e buxhetit ka një plan administrativ për të reduktuar borxhet, duke mbledhur faturat e papaguara, plan ky i hartuar edhe më herët, por që nuk ka funksionuar.

Nga ana tjetër, OSHEE është vënë edhe para përgjegjësisë së shpërdorimit të parave, për gjyqe të humbura, tendera e shpërblime, pa përfshirë këtu faturat e pambledhura pas vitit 2018, që arrijnë 82 milionë euro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026