Osmani: Do të sigurohemi që gratë të jenë të përfshira në dialog dhe të konsultohen vazhdimisht
Në dialogun Kosovë-Serbi është e domosdoshme që të ketë përfshirje më të madhe të grave. Kështu u tha në lansimin e raportit “Një ulëse në tryezë. Kontributi i grave në proceset e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe pritjet e tyre nga këto procese”, raport i realizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe UN Women.
Në lansimin e këtij raporti, një adresim përmes një videomincizimi ka folur edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani. Ajo tha se kontributi i grave në proceset vendimtare të ndërtimit të shtetit është i jashtëzakonshëm dhe se roli i tyre nuk mundet kurrsesi të mohohet. Ajo tha se gratë dhe vajzat ishin aty kur luftohej për liri, kur është vulosur pavarësia dhe se janë pjesë e rrugëtimit të shtet-ndërtimit, por që tha se shpesh herë ato nuk janë dëgjuar sa duhet në procesin e ndërtimit të paqes.
Osmani tha se një prej proceseve më vendimtare që ka kontribuar në këtë drejtim siç është dialogu Kosovë-Serbi nuk i ka para gratë aty sa duhet. Arsyet tha se janë të shumta, por që tha se padyshim që aspekti kulturor dhe dominimi patriarkalizmit në shoqëri kanë ndikim të madh duke reflektuar edhe në politikë-bërje.
E para e shtetit të Kosovës tha se pjesëmarrja e grave në këtë proces gjerë më tani ka qenë tejet i vakët, por që tha se një gjë e tillë do të ndryshojë. Ajo tha se përveç që do të sigurohen që të jenë të përfshira gratë, të njëjtat do të konsultohen vazhdimisht.
Presidentja Osmani theksoi se nuk do të ketë dialog të suksesshëm derisa aty të mos dëgjohet zëri i nënave të personave të zhdukur, i nënave të fëmijëve të vrarë dhe i grave që janë të mbijetuara të dhunës seksuale. Ajo tha se artikulimin e kërkesave të grave dhe vajzave mund ta bëjnë më së miri vetë ato.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta