​Osmani i kundërpërgjigjet Thaçit: Presidenti akoma i qëndron idesë së korrigjimit të kufijve

8 Qershor 2020 | 13:33

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi t’i garantojë secilit qytetarë se kurrë më nuk do të vënë në tavolinë asnjë milimetër të territorit të vendit. Osmani ka hedhur dyshime se i pari i shtetit akoma qëndron prapa idesë së korrigjimit të kufijve, pasi ka thënë se një opinion i tillë po qëndron ende në ueb-faqen e presidentit.

Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të sotme të kreut të shtetit se Kosova pas largimit të reciprocitetit është e gatshme për dialog, kryeparlamentarja Osmani në një konferencë për medie pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, theksoi se vendi nuk është i gatshëm për një dialog të tipit të presidentit Thaçi.

“Kosova gjithnjë ka qenë e gatshme për dialog, por jo për një dialog të tipit të Thaçit, i cili në vet vete involvon negociata sekrete me presidentit e Serbisë. Në vend se të dal dhe të marrë kompetenca të qeverisë, presidenti i vendit do të duhej të deklarohej një herë e mirë për çështje substanciale. Po ashtu a ka hequr dorë nga ideja e tij dhe e Vuçiçit, ideja e rrezikshme për korrigjim të kufijve. Hera e fundit që e kemi kontrolluar në uebfaqen zyrtare të presidentit të vendit, akoma gjendet op-edi i tij ku ai thekson se, po citoj presidentët dhe kryeministrat do të ndryshojnë, por korrigjimi i kufijve do të ndodh. Po supozoj se meqenëse nuk e kanë ndryshuar këtë op-ed me ndonjë tjetër, ai akoma qëndron pranë idesë së korrigjimit të kufijve”, tha ajo.

E pyetur se a do të jetë pjesë e ekipit për dialogun me Serbinë, Osmani tha se do të angazhohet vetëm që të ketë mbikëqyrje të plotë nga institucioni që ajo drejton. “Unë si kryetare e Kuvendit do të sigurohemi që të bëjmë mbikëqyrje të fortë të cilën nuk e kam pa më herët në raport me qeverinë, sa i përket çështjes së dialogut”, tha ajo.

Në lidhje me akuzat e shefit të partisë, Isa Mustafa se ajo po koordinohet me ish-kryeministrit Kurti, Osmani tha se ajo nuk koordinohet me askënd për qëndrimet që i mban. “Unë i sfidojë të më tregojnë se cilin qëndrim që e kam mbajtur para tetorit dhe pas 6 tetorit ka ndryshuar. Kanë qenë qëndrime të njëjta me të cilat ne e kemi marrë besimin qytetarë”, u shpreh Osmani.

Kryeparlamentarja Osmani në këtë konferencë për medie foli edhe për raportimet e ditëve të fundit, ku babanë e saj e përfshinë si punëtor në ish-sistemin e sigurisë Jugosllav. Ajo tha se gjitha këto janë dezinformata dhe se familja e saj janë duke mbledhur provat e nevojshme për të denoncuar në organet kompetente.

“Familja  ime i ka mbledhur provat e nevojshme, ato pak a shumë tregojnë ku e ka burimin një dezinformatë dhe shpifje e tillë që ka për qëllim integritetin familjar”, u shpreh Osmani. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paraditen e sotme u shpreh optimist se marrëveshja përfundimtare me Serbinë mund të arrihet këtë vit.

Lexoni gjithashtu:

Hashim Thaçi: Kosova është e gatshme për dialog, përballë Serbisë duhet të jemi të bashkuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026