Osmani lidere e LDK-së?! Çejku: Do rritet pas zgjedhjeve

9 Maj 2026 | 21:23

Ish-ambasadori, Arben Çeku i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturen e Vjosa Osmanit për presidente. Çeku gjatë fjalës së tij u shpreh se ish-presidentja Osmani po kthehet në shtëpinë e saj tek LDK-ja teksa e ka cilësuar si të vetmen figurë politike që mund të zhvillojë një beteje politike me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ndër të tjera ka bërë edhe një parashikim ku sipas tij Osmani pas zgjedhjeve të 7 qershorit do të jetë lidere e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“E kemi thënë që Vjosa do të rikthehet aty tek shtëpia e saj. Kemi thënë gjithashtu që i vetmi opsion i LDK-së për të sfiduar Kurtin në një farë mënyre është bashkimi i forcave me Vjosa Osmanin.

Gjithashtu kemi parashikuar që edhe grupet e tjera do të detyrohen të bëjnë një hap mbrapa për të pranuar Vjosën sepse Vjosa është të themi e vetmja figurë ose risi të themi në në betejën politike përballë Albin Kurtit përderisa kryetari aktual i LDK-së, Abdixhiku erdhi në këto zgjedhje me një bilanc jo pozitiv.

Nëse do të ishte po ai në këto garë, kam përshtypjen që do të kishte një humbje më të madhe LDK-ja. Pra, merita e Vjosës është që rikthehet në shtëpinë e saj për t’i dhënë pak më shumë oksigjen, për t’i dhënë pak më shumë fuqi. Natyrisht edhe ishte e vetmja platformë ku ajo mund të artikulojë betejën e saj kundër Kurtit, qoftë personale, qoftë politike, qoftë institucionale. 

Zonja Osmani në këndvështrimin tim pas këtyre zgjedhjeve besoj do të jetë lidere e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse në të gjitha rastet sado në çdo skenar, skepticizmi Lidhja Demokratike do të pësojë një rritje për shkak të mbështetjes dhe votës së saj dhe kjo rritje sigurisht do përkthehet si një nevojë për ndryshim të lidershipit i cili edhe u kërkua në kongresin e mëparshëm.

Tani besoj që do të jetë rasti që Vjosa Osmani përfundimisht të rikthehet në shtëpinë e saj, ta drejtojë atë dhe të garojë për kryeministre në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës

Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës kanë mbetur të lënduar nga zjarri që ka përfshirë kulmin e një ndërtese afër Parkut të qytetit në Prishtinë, shkruajnë...
16:49 | 27/06/2026

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, ku partia e parë ka dal...
13:36 | 27/06/2026

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026