Ozil mbërrin në Turqi, mesfushori pozon me ngjyrat e Fenerbahçes, gati kontrata e re  

18 Janar 2021 | 10:59

Mesfushori Mesut Ozil ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Turqi, ku do të nënshkruajë me skuadrën e Fenerbahces.

Ish-lojtari i Arsenal ka pozuar me ngjyrat dhe simbolet e skuadrës së dytë më të titulluar në Turqi. 32-vjecari nuk ishte në planet e Arsenal dhe nuk luante që nga muaji mars.

Topçinjtë vendosën që ta largonin futbollistin gjashtë muaj para fundit të kontratës, në mënyrë që të mos e humbnin me parametër 0.

Ozil konsiderohet si një nga lëvizjet më të bujshme në Turqi. Mesfushori arriti që të merrte Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014.

Sipas informacioneve paraprake, Ozil pritet që të nënshkruajë për 3 vite e gjysmë me Fenerbahçen. Edhe pse ka përfaqësuar kombëtaren e Gjermanisë, 32-vjecari ka lidhje të ngushta me Turqinë, vendin e tij të origjinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026