Pabarazia gjinore dhe dhuna, Tabaku dhe Ekonomi japin modelet se si frenohet ky fenomen
Një tjetër temë, e cila u prek në emisionin “Rinvote” në Euronews Albania ishte dhe fenomeni i dhunës në familje dhe problemet e barazisë gjinore. Të rinjtë kërkuan informacion se çfarë planesh kanë partitë politike për të goditur raste të tilla, ndërsa sollën në vemendje krimet e fundit në familje.
Kandidatja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se për fat të keq është vetë kryeministri i vendit që përçon dhunë verbale në publik.
“Dhuna verbale si shembull i ardhur nga kryeministri përçohet në shoqëri. Përfshirja e grave në politikë nuk ka sjellë ndryshim në politika”, tha ajo.
Ajo theksoi se arsyet që shkaktojnë dhunën në familje janë kryesisht shkaqet ekonomike. Sipas Tabakut, për të goditur këtë fenomen duhet të hartohen mekanizma konkretë në mbrojtje për gratë e dhunuara.
“Taksa e sheshtë nxit punësim, rritja e pagës minimale, dhënia frymë e biznesit vogël, masa për përmirësimin e situatës ekonomike. Dhuna në familja si pasojë e ekonomisë. Fonde konkrete për të ndihmuar gratë dhe krijimi i mekanzimave mbrojtëse për gratë”, tha Tabaku.
Kurse Milva Ekonomi nga Partia Socialiste pohon se dhuna në familje nuk lidhet vetëm me shkaqet ekonomike, por edhe me ato sociale.
“Nuk është vetëm rezultat i faktorëve ekonomikë, por edhe social. Rëndësi ka dhe roli i medias. Promovimi i roleve pozitive. Kemi programet sociale të strehimit, dhe gratë e dhunuar kanë vëmendje kryesore, këto nuk ndodhin vetëm në qeverisjen qendrore dhe lokale”, tha ajo.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur