Pabarazitë që prodhoi sistemi në zgjedhjet e 25 prillit
Pavarësisht ndryshimeve që iu bënë sistemit zgjedhor në vitin 2020, ai nuk garantoi dot proporcionalitet mes votave që kanë marrë subjektet zgjedhore dhe mandateve që ato kanë fituar për t’u përfaqësuar në Kuvend.
Në emisionin “Me Pak Fjalë” u shpjeguan elementët që tregojnë shtrembërimin e proporcionalitetit në zgjedhje dhe disa nga shkaqet e këtij fenomeni.
Në këto zgjedhje arritën të fitojnë mandate në Kuvend vetëm 4 subjekte zgjedhore.
- PSD me 2.25% të votave
- LSI me 6.81% të votave
- PD me 39.43% të votave
- PS me 48.68% të votave
Por kjo përqindje votash nuk është reflektuar në të njëjtën përqindje vendesh në Kuvend.
- PSD fitoi 3 mandate ose 2% e vendeve në Kuvend
- LSI fitoi 4 mandate ose 3% e vendeve në Kuvend
- PD fitoi 59 mandate ose 42% e vendeve në Kuvend
- PS fitoi 74 mandate ose 53 % e vendeve ne Kuvend
PD dhe PS kanë marrë përqindje më të lartë mandatesh në Kuvend në raport me përqindjen e votave që kanë fituar në zgjedhje.
Ndërsa në rastin e LSI, ajo ka marrë dy herë më pak vende në Kuvend nga përqindja e votave që ka fituar në zgjedhje.
Kjo ka çuar në numër të ndryshëm votash për mandat për këto subjekte.
Ndërsa PD dhe PS i duhen rreth 10 mijë e 500 vota për një mandat deputeti, LSI-së në këto zgjedhje i janë dashur rreth 27 mijë vota.
Pra shihet se sistemi favorizon partitë e vogla lokale dhe jo ato të vogla kombëtare.
Diferenca mes LSI dhe PSD është rreth 70 mijë vota por në Kuvend është vetëm 1 deputet.
Ndërkohë Nisma Thurje ka marrë mbi 10 mijë vota dhe as nuk i është afruar ndonjë mandati në qarqe.
Të gjitha këto shtrembërime të proportionalitetit vijnë kryesisht nga dy elementë:
Së pari është ndarja e vendit në 12 zona zgjedhore sipas qarqeve, pra poporcional rajonal dhe jo kombëtar, i cili e trajton të gjithë vendin si një njësi zgjedhore.
Ndarja në 12 qarqe me formulën d’hondt të shpërndarjes së mandateve favorizon partitë e mëdha dhe dëmton partitë e vogla.
Kjo pasi partive të vogla i kërkohet të kenë përfaqësim pothuajse në të gjithë vendin ose rezultate shumë të larta në qarqe të caktuara.
Kandidimi në qarqe kërkon gjithashtu që kandidatët të kenë lidhje të ngushtë me atë qark. Në rastin e partive të mëdha kjo kompensohet nga logoja e partisë por dhe nga burimet e shumta njerëzore që kanë këto parti. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për partitë e vogla.
Elementi i dytë që krijon pabarazi në zgjedhje është vështirësia për të kandiduar për kandidatët e pavarur.
Sipas ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor, që subjektet të marrin mandat në Kuvend duhet të marrin minimumi 1% të votave në rang kombëtar. Në zgjedhjet e 25 prillit ky prag ishte rreth 15 mijë vota.
Ky rregull vlen edhe për kandidatë e pavarur të cilët kandidojnë vetëm në një qark dhe detyrohen ta sigurojnë këtë numër të lartë votash brenda atij qarku.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar