Pacolli takon Thaçin, Veselin dhe Selimin në paraburgimin e Gjykatës Speciale

5 Tetor 2021 | 19:43

Kryetari i Aleanca për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një reagimi në Facebook, Pacolli thotë se ka takuar dhe ish-kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ish-kreun e grupit parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Pacolli thotë se Thaçin e ka takuar në cilësinë e ish-presidentit por mbi të gjithë si një mik personal.

“Në këto dekada që njihemi, është hera e parë që për një kohë kaq të gjatë nuk jam takuar me presidentin Thaçi”, shprehet ai.

Kreu i AKR e cilëson Thaçin si personin “që udhëhoqi luftën për çlirimin e vendit” gjtishtu si personi kyç “në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe shpalljes së pavarësisë”.

Pacolli i konsideron akuzat ndaj ish-luftëtarëve pabzë pabaza dhe të motivuara politikisht nga qarqet që nuk e duan Kosovën vend të lirë dhe të pavarur.

“Kosova të merr Kroacinë si shembull se si i mbron luftëtarët e saj dhe të mos e kthejë urrejtjen politike ndaj individëve në urrejtje ndaj së kaluarës sonë, sepse kjo është ajo që dëshiron Beogradi, për të rishkruar historinë”, shprehet kreu i AKR.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026