Pacquiao tërhiqet nga boksi, ish-kampioni i botës kandidon për president në Filipine

29 Shtator 2021 | 17:15

Legjenda e boksit, Mani Pakuaio është tërhequr zyrtarisht nga sporti. 42-vjecari, ish-kampion bote në 8 divizione, bëri të ditur qëllimin e tij për të kandiduar për president të Filipineve në fillim të muajit shtator, duke thënë se ishte gati për të luftuar korrupsionin dhe varfërinë që ka përfshirë vendin.

I njohur për boksimin e tij të shpejtë, Pacquiao u konsiderua gjerësisht si një nga boksierët më ofensivë në historinë e këtij sporti. I rritur në jug të Filipineve, familja e Pacquiao ishte e varfër, duke e shtyrë atë të bënte punë të ndryshme për të mbijetuar. Në moshën e adoleshencës, ai mbërriti me barkë në kryeqytetin Manila, ku filloi boksin profesionist

Kjo nuk është hera e pare që Pacquiao përfshihet në politikë, teksa ka shërbyer më parë si kongresmen dhe senator, duke fituar lehtësisht zgjedhjet falë edhe famës së tij si një ndër boksierët më të mirë të peshave të lehta.

Duke qenë se kushtetuta e Filipineve nuk lejon kandidimin për mandat të dytë presidencial, Pakuaio nuk do të ketë përballë presidentin Rodrigo Duterte, por mund të përballet në garë me vajzën e tij, Sara Duterte-Carpio, e cila duket se do të ndjekë gjurmët e të atit. Edhe pse nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj, 43 vjecarja Sara Duterte është nga kandidatet e preferuar sipas sondazheve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026