Padi për gjenocid? Vuçiç paralajmëron Shqipërinë dhe Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se paralajmërimi i zyrtarëve të Kosovës për të ngritur pati për gjenocid ndaj Serbisë mund të arrihet vetëm përmes një shteti tjetër, Shqipërisë.
“Po kërcënoni Serbinë me gjyq për gjenocid? Mund ta realizoni këtë vetëm përmes një shteti tjetër, që është Shqipëria – kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. U kërkoj shqiptarëve të Kosovës që të mos e bëjnë këtë”, ka deklaruar presidenti serb.
Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste për televizionin Pink në Serbi, ka komentuar edhe çështjen e ndryshimit të kufijve që sipas tij është një temë që trajtohet njëanshmërisht kundër Serbisë.
“Kur dëgjon reagimin e njerëzve ku shprehen kundër ndryshimit të kufijve, t’i e di se ata po të gënjejnë hapur, ata janë në favor të ndryshimit të kufijve të Serbisë. Pastaj të thonë se qëndrimi mbahet për shkak të katastrofës humanitare. A nuk ka katastrofë humanitare në Siri, Afganistan apo Irak? Ende nuk e keni ndarë Basra-n nga Iraku, apo Homs-in nga Damasku. Ia keni bërë këtë vetëm Serbisë. Për Evropën, Serbia është e suksesshme vetëm pa Kosovën. Fuqitë e mëdha e kanë bërë këtë gjë gjithmonë, ato duan bashkim kundër serbëve”, tha Vuçiç.
Sipas tij, Serbia mund të arrijë marrëveshje me të gjitha vendet e rajonit por aktorët e jashtëm vazhdimisht duan që të kufizojnë dhe të frenojnë Serbinë.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta