Padia ndaj BIRN Albania nga biznesmeni Mirel Mërtiri, për ‘dëm moral dhe ekzistencial’ 

3 Dhjetor 2020 | 10:26

Biznesmeni Mirel Mërtiri, paditi në Gjykatën e Tiranës rrjetin investigativ BIRN Albania.

Në kërkesë-padi, Mërtiri kërkon fshirjen e shkrimit “Politika pas plehrave: Kush është biznesmeni në hije i monopolit të inceneratorëve” si dhe përgënjeshtrimin e tij nga Reporter.al.

Në padi biznesmeni pretendon se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane i ka shkaktuar ‘një dëm shumë të rëndë moral dhe ekzistencial’.

Ai i konsideron faktet në shkrim të pabaza, sa kohë që sipas tij nuk ekziston ndonjë vendim nga institucionet kompetente që ta ketë ngarkuar atë me përgjegjësi penale apo administrative.

Shkrimi me autorë Aleksandra Bogdani dhe Besar Likmeta u publikua më 17 shtator 2020 dhe trajton lidhjen e Mërtirit me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj si dhe lidhjen e ngushtë të tij me dy pronarët zyrtarë të koncesioneve të inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

BIRN Albania deklaron se i qëndron fakteve të publikuara, duke e cilësuar padinë e biznesmenit një përpjekje për të censuruar të vërtetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026