Padia për gjenocid ndaj Serbisë, Palmer: Duhen argumente nga ana e Kosovës

5 Korrik 2021 | 09:44

I dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka deklaruar se Kosova duhet të ketë argumente para se të padisë Serbinë për gjenocid.

“Ne dëshirojmë që Kosova dhe Serbia, përmes dialogut të ndihmuar nga BE, të përparojnë dhe të krijojnë mundësi për raporte më normale”, tha Palmer në një intervistë për RTV 21.

Për zyrtarin e lartë, Kosova dhe Serbia duhet të fokusohen te e ardhmja e jo tek e kaluara.

“Mendoj se qasja e tillë nuk do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës. Dëshirojmë që jo vetëm për çështjen e Serbisë dhe Kosovës, por edhe për gjithë rajonin, palët të fokusohen më shumë në të ardhmen, e jo në të kaluarën.

Është e rëndësishme që të gjenden pika të përbashkëta me Serbinë për ardhmërinë e Kosovës, të arrihet marrëdhënie normale dhe të gjejnë mënyra për të bërë përparim. Nëse Kosova dëshiron të shkojë në gjykatë, kjo është e drejta e saj sovrane, por ne duam që t’i përkushtohen dialogut dhe të arrijnë marrëdhënie normale me Serbinë”, u shpreh Palmer.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026