Pagesa e orëve shtesë, sindikata: Policia ka burime financiare, por ka munguar vullneti
Pune jashtë orarit, kohë pa kohë, e papaguar. Është kjo situata prej tre vitesh me punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Këto detyrime që janë të emergjencës që ne i fusim si sindikatë, i kemi konsideruar pagesa emergjence,” – u shpreh kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta
Urdhri i drejtorit të ri Gledis Nano për pagesën e orëve shtesë që nuk jepet prej 3 vitesh mund të ndryshojë situatën.
Fishta thotë për Euronews Albania se pagesat e mbartura të orëve ndër vite nuk vijnë për shkak të mungesës së fondeve, por për shkak të vullnetit të drejtuesve të policisë.
“Burime financiare brenda policisë ka për t’i paguar dhe burime jo nga buxheti, por burime të tjera, por nuk ka qenë vullneti nuk ka qenë dëshira, s’ka qenë edhe mundësia që këto drejtues që kanë qenë para këtij drejtori, nuk e kanë pasur asnjëherë, nuk e kanë kthyer kokën poshtë,” – tha ai.
Kreu i sindikatës shton se ende nuk ka një faturë financiare se sa do i kushtojë arkave të policisë ky urdhër i ri pasi vlerësimi i orëve jashtë orarit bëhet mbi bazën e gradave të efektivëve.
Sipas burimeve pagesa e orëve shtesë do të mundësohet nga fondet e Policisë së Shtetit apo paratë e konfiskuara të grupeve kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta