Paketa e KE-së për Ballkanin, Bregu: Investimet mund të arrijnë deri në 29 mld euro

6 Tetor 2020 | 15:21

Komisioni Evropian prezantoi sot planin ekonomik për Ballkanin Perëndimor për nxitjen e investimeve dhe rimëkëmbjen ekonomike, ku u ofrua një buxhet prej 9 miliardë euro investime. Këto para do të shkojnë për përmirësimin e transportit, energjisë, transmetim digjital dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu e ka cilësuar këtë paketë investimesh si më seriozet të prezantuara nga KE, duke theksuar se investimet përveç 9 mld euro që ofron KE mund t’i shtohen dhe 20 mln Euro të tjera si kreditim nga institucionet financiare të BE-së në formë kredi e të butë.

 “Kjo paketë e lanccuar sot, që ngrihet dhe bazohet në 10 piketa për investime në rajon, që kanë të bëjmë me projekte të infrastrukturës rajonale, që kanë të bëjmë me projekte të inovacionit apo digjitale apo që kanë të bëjmë me mjedisin dhe energjinë, nuk do të mbetet kaq. Pra është 9 mld euro vjen nga paketa e investimeve të IPA që KE ka përgatitur për vendet tona nga ana tjetër duke krijuar një fond garancie për Ballkanin Perëndimor një pjesë e kësaj pakete do të përdoret për të krijuar mundësinë që institucione financiare të ofrojnë kredi të buta dhe të përballueshme deri në 20 mld euro. Nisemi nga një nivel investimesh prej 9 mld që jep KE për të arritur në plus 20 që mund të ofrohen mbështetje si kredi nga institucionet evropian financiare”, u shpreh znj. Bregu.

Ish-ministrja e Integrimit të Shqipërisë theksoi më tej gjatë një interviste për Euronews Albania, për gazetaren Bruna Çifligu, tha se, këto investime do të sjellin një rritje ekonomike prej 6.5% për vendet e rajonit që do të kontribuojë në përafrimin e nivelit ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Znj. Bregu u shpreh më tej se, rajoni është i lidhur shumë keq me njëri-tjetrin ndaj dhe synohet lidhja e kryeqyteteve me njëri-tjetrin duke sjellë investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe gjithashtu po punohet për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal. Iniciativa e nisur 4 vite më parë si pjesë e Samitit të Berlinit, tha znj. Bregu do të vijojë më tej gjatë Samitit të Sarajevës më 8 nëntor, ku do të prezantohet një plan i përbashkët rajonal për 6 ekonomitë e vendeve të rajonit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026