Paketa e taksave 2022, rishikohet pragu i TVSH, tatimi mbi pagat e akciza
Pragu i TVSH-së, tatimi mbi pagën, akciza dhe normat tatimore, janë disa prej pikave ku Qeveria e Shqipërisë synon të ndryshojë në buxhetin e vitit 2022.
Një paketë fiskale e qëndrueshme është pjesë e planit të Ministrisë së Financave, për t’u zbatuar në periudhën 2022-2025.
Pragu i TVSH-së, akciza dhe normat tatimore, janë disa prej pikave ku qeveria synon të prekë, duke parashikuar rritjen e të ardhurave tatimore me 3.1 për qind.
Rishikimi i taksave është në linjë me këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që rekomandon thjeshtimin e pragjeve për të gjitha llojet e tatimeve, pasi politika aktuale tatimore ka sjellë evazion dhe padrejtësi në taksimin e drejtë.
Për shembull, pragjet e tatimit të pagës, kanë krijuar mundësi për shmangie artificiale të taksave. Shumë të vetëpunësuar kanë copëzuar deklarimin e pagës në 2-3 vende, për të shmangur tatimin 23% të pagës së lartë.
Në fakt, strategjia për këtë paketë fiskale, u kërkua që në korrik të vitit 2019, por tërmeti dhe më pas pandemia, spostuan aplikimin dhe miratimin e saj për 3-vjeçarin në vijim.
Dokumenti i Financave i është bashkëngjitur projektbuxhetit të vitit 2022, ku thuhet se bizneset e vogla dhe të mesme do të marrin stimuj fiskalë, për t’u ri-ngritur për të tejkaluar krizën e tërmetit dhe pandemisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Eksperti për projekt-buxhetin 2022: Qytetarët në plan të fundit, faturat e koncesioneve të larta
- Miratohet projekt-buxheti 2022, rritje pagash për disa kategori
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta