Paketa Shqipëri-RMV në BE, Mimi Kodheli nga Shkupi: Nuk do të bëjmë presion për ndarje
Shqipëria nuk do të këmbëngulë që të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën europiane, pavarësisht se kjo e fundit mbetet e bllokuar nga Bullgaria. Kryetarja e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme e Shqipërisë, Mimi Kodheli deklaroi në Shkup se Tirana zyrtare nuk do të veprojë ashtu si disa përfaqësues të Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar, kur kërkonin ndarjen e dy vendeve për shkak të problemeve që kishte Shqipëria.
“T’ju them të drejtën, në Shqipëri nuk është se e kemi ndjerë aq shumë sa e keni ndjerë ju presionin që disa përfaqësues të Maqedonisë së Veriut kanë bërë aso kohe, në tetor. Ju nuk do ta ndjeni këtë presion, të jeni të sigurt. Nuk do të ketë asnjë presion shqiptar për të ndarë dy vende, të cilat janë të destinuara që në këtë hap të rëndësishëm që jemi, të punojnë bashkë për të finalizuar hapjen e negociatave”, u shpreh znj. Kodheli.
Maqedonia e Veriut nuk pret lajme pozitive nga Samiti i BE-së në Luksemburg. Lajmet e fundit që vijnë nga Sofja thonë se Bullgaria nuk heq dorë nga vetoja, përkundër garancive që kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i dorëzoi qeverisë bullgare javën e kaluar në Sofje. Kryetari i komisionit parlamentar për politikë të jashtme i Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski i cili vjen nga opozita, tha se qëndrimi i VMRO/ DPMNE-së opozitare është që çështjet e hapura me Bullgarinë nuk duhet të trajtohen fare në kornizën e procesit eurointegrues.
“Çështja me Bullgarinë mund të tejkalohet sipas modelit të Sllovenisë dhe Kroacisë. Kontestet bilaterale të mos futen në kornizën e bisedimeve me BE-në, por të zhvillohen në nivel bilateral, ndërsa RMV të fillojë bisedimet pasi e ka merituar që nga viti 2009”, tha Antonio Milloshoski, kryetar i komisionit parlamentar për politikë të jashtme në RMV.
Në prag të Samitit të Luksemburgut, presidenca portugeze me BE-në bëri përpjekje të afrojë Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, por drafti i tyre nuk u pranua nga pala bullgare. Edhe propozimet e qeverisë maqedonase javën e kaluar nuk kanë bindur Sofjen. Tashmë shpresat e Maqedonisë së Veriut janë tek Samitit i tetorit, ndërsa llogarisin shumë edhe në përkrahjen e Sllovenisë, e cila merr presidencën me BE-në nga 1 korriku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në, nisin diskutimet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së
- Negociatat me BE, Elezi: Pengesë për Shqipërinë mund të bëhet mosmarrëveshja RMV-Bullgari
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta