Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave
Pakistani dhe Katari po punojnë për t’i rikthyer SHBA-të dhe Iranin në tryezën e negociatave, raportuan burime për CNN.
Pakistani dhe Katari ishin ndërmjetësit kryesorë në negociatat e mëparshme të mbajtura në Zvicër, të cilat përfundimisht çuan në Memorandumin e Mirëkuptimit që u nënshkrua në mesin e qershorit. Omani gjithashtu ndihmoi në lehtësimin e raundeve të mëparshme të bisedimeve diplomatike.
Të mërkurën në mbrëmje, Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit u bëri thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të dëmtojë më tej paqen dhe stabilitetin rajonal.
“Nuk ka alternativë tjetër përveç angazhimit të vazhdueshëm, dialogut dhe diplomacisë për të arritur qëllimin e përbashkët të paqes në rajon”, tha ministria në një deklaratë.
“Pakistani u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin angazhimet e tyre përkatëse sipas Memorandumit të Mirëkuptimit (MM) të Islamabadit, i cili mbetet një themel i qëndrueshëm për mirëkuptim, respekt të ndërsjellë dhe prosperitet të përbashkët për rajonin dhe më gjerë.”
E enjtja shënoi ditën e dytë të sulmeve midis SHBA-së dhe Iranit. Ushtria amerikane tha se goditi 90 objektiva përgjatë vijës bregdetare të Iranit gjatë natës. Në përgjigje, Garda Revolucionare e Iranit tha se ata shënjestruan bazat ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein.
Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)
Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO
- 19:07 Manchester United zbulon planet për stadiumin e ri me kapacitet 100 mijë tifozë
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:58 Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 18:52 Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)
- 18:44 Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO
- 18:35 Barnat për dobësim ulin peshën, por nuk përmirësojnë jetën