Pakistani paralajmëron hakmarrje ndaj Indisë: Do kundërpërgjigjemi ndaj agresionit

7 Maj 2025 | 13:43

Në përgjigje të sulmeve ajrore dhe tokësore nga India, autoritetet pakistaneze kanë deklaruar se vendi rezervon të drejtën për të përgjigjur me masa reciproke, duke iu referuar Nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, i cili garanton të drejtën për vetëmbrojtje në rast sulmi të armatosur.

Deklarata zyrtare e Pakistanit, u publikua pas një mbledhjeje të Komitetit të Sigurisë Kombëtare, të kryesuar nga kryeministri Shehbaz Sharif. Deklarata dënonte ashpër atë që e cilësoi si një “akt frikacak dhe të paligjshëm lufte” nga India. Gjithashtu deklarata nënvizon se forcat e armatosura pakistaneze janë “plotësisht të autorizuara” të marrin masa të përshtatshme në kohën dhe vendin e zgjedhur nga vetë Pakistani.

“Integriteti territorial është mbrojtur me vendosmëri kundër agresionit indian”, thuhet në deklaratë, duke iu referuar gjithashtu pesë avionëve dhe një droni indian që sipas pretendimeve të Islamabadit janë rrëzuar, deklaratë që ende nuk ka marrë përgjigje nga Delhi.

Tensionet janë përshkallëzuar pas sulmit të 22 prillit në Pahalgam, Kashmirin e administruar nga India, ku u vranë 26 turistë, çka nxiti të martën hakmarrjen indiane me një sulm të quajtur “Operacioni Sindoor”, ndaj objekteve të dyshuara si baza terroriste në territorin pakistanez.

India ka theksuar se ka shmangur objektivat ushtarake, por Pakistani e ka cilësuar këtë si një “agresion të paprovokuar”, me kryeministrin Shehbaz Sharif që paralajmëroi se veprimet e Indisë “nuk do të mbeten pa përgjigje”. Në kundërpërgjigje, sipas Islamabadit, janë rrëzuar pesë avionë indianë dhe një dron, ndërsa sulmet kanë shkaktuar 26 viktima dhe 46 të plagosur në Pakistan.

India nga ana e saj ka raportuar 10 civilë të vrarë si pasojë e bombardimeve nga ana pakistaneze përgjatë vijës së kontrollit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Astronomët gjejnë sheqer të fshehur në hapësirën midis yjeve

Astronomët kanë zbuluar një lloj sheqeri në hapësirë ​​që gjendet edhe te mjedrat, i quajtur eritrulozë. Sheqeri u gjet në atë që quhet mjedis ndëryjor: re të...
16:18 | 14/07/2026

Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një kantier ndërtimi në qendër të Brukselit dyshohet se ka shkaktuar rreth 20 viktima, ndërsa autoritetet belge vijojnë operacionet...
16:17 | 14/07/2026

Kryeministri Radev nga Parisi: Bullgaria nuk është pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën

Kryeministri Rumen Radev njoftoi të martën se Bullgaria nuk i përket Koalicionit të të Vullnetshmëve, ndërsa rojet e vendit të tij marshuan së bashku me...
16:12 | 14/07/2026