Pala fituese e zgjedhjeve në Mal të Zi fton “Listën Shqiptare” të jetë pjesë e qeverisë
Në Malin e Zi vijojnë ende negociatat për krijimin e qeverisë së re. Kreu i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka theksuar se ka shumë çështje që duhet të zgjidhen para, në mënyrë që të mund të flitet për detajet e shpërndarjes së vendeve në qeveri.
Një ide e ka të qartë lista shqiptare për t’u futur ne qeveri, por fillimisht duhet te bihet dakord me fituesin e zgjedhjeve, Zdravko Krivokapiç, mbi qëllimet e programit qeverisës. Në një intervistë për Euronews Albania, Nik Gjeloshaj tha se ditën e enjte do të zhvillojë një takim me fituesit e zgjedhjeve, ndërsa tha se shqiptarëve u intereson të jenë pjesë e qeverisë.
“Ne e kemi analizuar kohën e fundit situatën që e kemi këtu në Mal të Zi. Ne gjithmonë e kemi pranuar si koncept që ne shqiptarët, është mirë të jemi pjesë e qeverisë. Nuk kemi takime zyrtare ende, por do të takohemi ditën e enjte. Aty do të dëgjojmë prej tij (Zdravko Krivokapiç) se cili është vizioni dhe koncepti i qeverisë. Kërkesat tona janë të shumta”, tha ai.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta