Pallatet e dëmtuara në Kombinat, vendoset shembja e tyre, banorët të paqartë se kur do të nisë procesi

30 Shtator 2020 | 11:07

Më 27 shtator Këshilli Bashkiak i Tiranës, mori vendimin për shembjen e pallateve në Kombinat, të dëmtuara nga tërmeti 26 nëntorit.

Në këtë zonë janë rreth 55 pallate të pabanueshëm, megjithatë, ka ende banorë që nuk janë të qartë se kur do të fillojë ky proces, ndërkohë të tjerë vazhdojnë të jetojnë në to duke rrezikuar jetën.

Edmond Hasanaj është banor në pallatin nr. 11 në Kombinat, pallat i  cili nga jashtë nuk tregon dëme, madje nuk ka asnjë tabelë të vendosur, për të paralajmëruar qytetarët të kenë kujdes.

“Kam marrë pjesë në ndërtim kur është bërë, hidhnim çimento dhe gëlqere. Kjo vetëm se ka themelet e forta, se kështu kishte ikur kjo në Lanë”,- u shpreh ai për gjendjen e pallatit.

Tashmë prej thuajse 1 viti ai po jeton në shtëpi me qira, megjithatë kjo nuk është një zgjidhje.

“Dua shtëpinë që kam ndërtuar me mund e me djersë. Kam që në 1986, kjo shtëpi është e imja. Vetëm të qaj, lot nuk më dalin, nuk ka ngelur gjë, puna e 44 viteve, ja ku përfunduam”,- tha z. Hasanaj.

 Mereme Beqisti është një tjetër banore, banesa e së cilës është vlerësuar për tu shembur, por  nuk dihet se kur. Ajo tregon se është detyruar që vetë të rrezikojë jetën e të jetojë në pallatin e dëmtuar, ndërkohë që 3 djemtë me nuset, të dalin me qira, pasi të ardhurat nuk mjaftojnë.

“Më duket se 4-5 familje kanë ngelur, nuk ikim se të na vinë ta na thonë a do prishet apo jo, rrobat i kam hequr, një krevat të qelbur kam lënë aty. E rrezikshme është, fëmijët i kam çuar te varrezat me nuset, unë me plakun rrimë këtu. Marr pensionin unë ja jap botit, vjen tjetri kërkon lekët, shumë ka pasur vonesa, tani tjetri më kërkon lekët unë akoma nuk ja kam çuar. Shteti më jep 180, unë nuk kam mundësi të paguaj dritat dhe qiranë, më shkon 280”,- u shpreh e shqetësuar Mereme Beqisti.

Euronews Albania kontaktoi me kryetarin e kësaj Njësie Bashkiake, Adriatik Merkon.

Sipas tij ka ende shumë pallate që nuk janë pjesë e listës, pasi nuk i është bërë ende ekspertiza e thelluar dhe se vendimi për pallatin nr. 11 dhe shumë të tjerë do të merret live në këshillin bashkiak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026