146 mln € barna nga jashtë, 495 tonë ilaçe më shumë se një vit më parë, rekord edhe për maskat e dezinfektantët

8 Dhjetor 2020 | 10:12

Pandemia Covid-19 përpos humbjeve dhe kufizimeve në zinxhirin ekonomik, rriti kërkesat e përdorimit të produkteve farmaceutike, të tilla si barna, maska e dezinfektantë.

Përpos prodhimit vendas, furnizimi më i madh është marre nga jashtë, dhe sipas të dhënave të siguruara nga “Euronews Albania”, importi i produkteve farmaceutike në periudhën janar-tetor arriti në vlerën e 146 milionë eurove.

E njëjta periudhë e një viti më parë regjistroi një sasi 7 për qind më të ulët të barnave. Kërkesat e shtuara vihen re edhe në volum, ku viti i pandemisë ka sjellë nga jashtë 495 tonë më shumë ilaçe se një vit më parë.

Po kështu edhe dezinfektantët, si produkte me kërkesa të ulëta deri dje në treg, kanë shënuar rritje galopante.

Sasia më e madhe e këtyre produkteve është importuar në muajt e prill, maj, qershor, atëherë kur vendi u fut në izolim, dhe pas lehtësimit të masave, në çdo biznes u bë i detyruar mbajtja e një shisheje alkooli.

Ndërkohë, sa i përket maskave, doganat i klasifikojnë ato në dy grupe importi, ku për maskat e thjeshta, shifrat flasin për rritje me 97 për qind të importit, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për maskat me filtër, ku për mungesë tregu ose nevoja të brendshme shtetet të tilla si Kina, Spanja e Italia janë treguar të kursyera, ndërsa Kanadaja, Rumania e Belgjika nuk kanë kryer asnjë dërgesë.

Sipas të dhënave të përpunuara nga INSTAT, kërkesa më e lartë ka qenë për antibiotikë, edhe për vitamina. Krahas vitaminës C, kërkesë të lartë ka edhe për vitaminën D të rekomanduara për personat e infektuar me Covid-19.

Kortizonikët, holluesit e gjakut janë barnat e tjera për të cilat ka pasur një konsum të shtuar, të lidhura sërish me pandeminë. Ndërsa ilaçet e tjera kanë vazhduar në nivele të zakonshme.

Lexoni gjithashtu:

Testet e shpejta deri në 2022, Ministria e Shëndetësisë shpenzon 5 milionë euro për kite

Importi i barnave rritet me 42%: antibiotikë, vitamina, kortizonikët dhe antikoagulantët me konsum të shtuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026