PAMJE/ Dua Lipa ndez skenën e “Sunny Hill” në Kosovë, në skenë i bashkohet dhe babai

2 Gusht 2025 | 16:25

Prishtina u shndërrua të premten në kryeqendrën e muzikës botërore, me një performancë mahnitëse nga ylli global me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, në hapjen për të katërtin vit të festivalit “Sunny Hill”.

Mijëra fansa u mblodhën në Bërnicë të Epërme për të parë nga afër një prej emrave më të mëdhenj të muzikës pop.

Dua Lipa, e lindur në Londër nga prindër me origjinë nga Kosova solli një shfaqje energjike dhe të kuruar deri në detaje.

Ajo interpretoi këngë nga albumi i saj i fundit, Radical Optimism, përfshirë “Houdini” dhe “Training Season”, si dhe superhitin “Levitating”, “Don’t Start Now” e “New Rules” – duke ngritur atmosferën në kulm.

Momenti më emocionues i natës ishte kur në skenë iu bashkua babai i saj, Dukagjin Lipa. Së bashku kënduan këngën e grupit “Gjurmët” – “Era”, mes brohoritjeve të publikut.

Gjatë performancës, Dua u shfaq me tri veshje skenike të ndryshme, secila më ikonike se tjetra, duke reflektuar stilin e saj unik dhe të guximshëm.

Ky është rikthimi i katërt i Dua Lipës në Prishtinë, dhe çdo herë ajo sjell më shumë emocion, më shumë fuqi dhe më shumë dashuri për vendlindjen.

Ajo falenderoi secilin person që erdhi, çdo mbështetës, familjen e saj dhe ata që e bëjnë të mundur organizimin e këtij festivali.

Sipas Duas, pa gjithë këta njerëz dhe pa fansat besnikë të Sunny Hill Festival, ai nuk do të ekzistonte.

Festivali Sunny Hill vazhdon edhe dy netë të tjera, duke sjellë emra të njohur dhe mijëra fansa nga e gjithë bota në zemër të Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026