Pamje të rënda nga Meka, të vdekur dhe njerëz të shtrirë në tokë nga i nxehti

21 Qershor 2024 | 17:07

Një video rrëqethëse po qarkullon në platformën “X”, ajo tregon pamje të trupave pajetë të personave që kanë shkuar për të kryer haxhin në Mekë, duke u transportuar me kamionë.

Sipas mediave të huaja më shumë se 1000 njerëz kanë vdekur nga vapa gjatë peligrinazxhit në Mekë.

Besimtarët thuhet se janë përballur me temperatura deri në 52 gradë celsius, gjë që e ka vështirësuar edhe më shumë kryerjen e peligrinazhit, e ka shkaktuar humbje jete.

Fotot e shpërndara në internet tregojnë trupa të mbuluar dhe të lënë në rrugë pasi ranë viktimë e valës së nxehtë të nxehtë, ndërsa shumë të tjerë pësuan lodhje të rëndë dhe duhej të transportoheshin urgjentisht në vend të sigurt.

Pelegrinët e paregjistruar përbëjnë më shumë se gjysmën e atyre që humbën jetën, sipas një numërimi nga AFP, me shumë të paaftë për të hyrë në objektet me ajër të kondicionuar dhe ndihmën nga autoritetet.

Një Imam britanik i përshkroi skenat si ‘rrëqethëse’ dhe tha se ishte e pamundur për pelegrinët të ecnin nëpër rrugë dhe të mos shihnin njerëz që vuanin nga vapa përvëluese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026