Pamjet apokaliptike të përmbytjeve në Dubai, ngjarje historike e motit

17 Prill 2024 | 14:37

Emiratet e Bashkuara Arabe janë përmbytur nga shira të dendur, me autostrada të mëdha të përmbytura dhe fluturime të ndërprera në aeroportin ndërkombëtar të Dubait.

Rreshjet e dendura për shkak të 4 valëve klimatike të cilat kanë kaluar mbi rajonin arab, kanë rezultuar në 14 cm reshje në vetëm 12 orë, thonë ekspertët. Kjo sasi uji përkon sa 4-fishi I reshjeve mesatare vjetore në gadishull.

Mediat lokale e përshkruajnë situatën si një “ngjarje historike e motit”, ku sasia e shiut e regjistruar tejkaloi çdo limit të dokumentuar që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në 1949.

Autoritetet dërguan ekipet e emergjencave në rrugë në përpjekje për të larguar ujin. Disa shtëpi dhe qendra tregtare u përmbytën për rreth 12 orë.

Mijëra fluturime në areoportin e Dubait, kryesor të rajonit nga i cili udhëtojnë çdo ditë 85 mijë persona, janë anuluar deri në përmirësim të situatës.

Shiu është i pazakontë në Emiratet e Bashkuara Arabe, por ndodh periodikisht gjatë muajve më të ftohtë të dimrit. Shumë rrugë dhe zona të tjera nuk kanë sisteme kullimi për shkak të mungesës së reshjeve të rregullta.

Sistemi i stuhisë që lëviz nëpër Gadishullin Arabik, sipas ekspertëve, mund të jetë përkeqësuar edhe nga fluturimet e mbjelljes së reve.

Mbjellja e reve është një teknikë e modifikimit të motit që Emiratet e Bashkuara Arabe filluan ta përdorin në 2002. Ajo përfshin shpërndarjen e tretësirave në re si kripëra natyrale për të inkurajuar formimin e kondensimit dhe gjenerimin e shiut.

 

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026