Panairi i Librit online, Petrit Ymeri: Këtë vit më shumë se 400 tituj të rinj librash
Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptar, në një intervistë për Euronews Albania foli rreth Panairit të Librit që do të zhvillohet këtë vit i cili ka dalë prej traditës 23-vjeçare.
Nga zhvillimi i tij i zakonshëm në Pallatin e Kongreseve këtë vit për shkak të pandemisë kjo ngjarje do të zhvillohet online.
Panairi do të zgjasë 4 ditë dhe ditën e dielë, do të bëhet dhe vlerësimi për titujt më të mirë.
“Të gjitha këto aktivitete do të bëhen të njohura për lexuesin online jo vetëm nëpërmjet Facebook-ut të të gjitha shtëpive botuese por edhe nëpërmjet ekraneve të vendosura në disa pika të Tiranës, ekrane të mëdhenj që janë 24 orë duke transmetuar aktivitetet, një pjesë e tyre live (direkt), disa të tjera meqenëse kemi dhe disa aktivitete në të njëjtën kohë do të transmetohen të regjistruara,” – u shpreh Ymeri.
Pyetur nga gazetarja Mulaj për prurjet e reja këtë vit, kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptar pohoi se numri i titujve të rinj të librave kishte rënë në krahasim me një vit më parë.
“Janë më shumë se 400 tituj të rinj që janë botuar,” – tregoi z. Ymeri.
Ndër të tjera ai tha se pavarësisht dyshimit nëse kjo iniciativë do të përqafohej nga botuesit, ishte surprizuese mënyra se si e pritën organizimin online të Panairit të Librit.
Lexoni gjithashtu:
Anulohet Panairi i Librit, Petrit Ymeri: Blerjet do të bëhen online
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta