Pandeli Majko për Euronews Albania: Veprimi i Vuçiç, provokim i nivelit të lartë

19 Mars 2021 | 15:14

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania, publikimin në rrjetet sociale të hartës të Kosovës me flamurin serb nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas Majkos, ky veprim është një provokim i niveleve të larta dhe thotë se Vuçiç po përpiqet që të faktorizohet në opinionin e brendshëm të Serbisë.

“Mendoj përderisa kjo del në rrjetin social të presidentit të një shteti, provokimi është i nivelit më të lartë. Është jashtë çdo dyshimi se është një akt i papërgjegjshëm. Mendoj se po përpiqet të faktorizojë veten në opinionin e brendshëm publik sepse është jashtë çdo diskutimi që kredibiliteti i Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare me të tilla lodra, vetëm ulet”, deklaroi z. Majko.

Deklaratën e bërë më parë nga presidenti serb se sa të jetë në këtë post nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ish-kryeministri i Shqipërisë tha se Vuçiç po kërkon të bëhet lojtarë i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare në këtë situatë.

“Për momentin mendoj që z. Vuçiç po përpiqet që të bëhet i rëndësishëm në marrëdhëniet evropiane duke u përpjekur të ofrohet si zgjidhja e problemit kur në fakt është problemi vete. Është një histori e vjetër që shpresoj që t’i jetë bërë mësim Beogradit zyrtar. Vuçiçi nuk do të jetë i përjetshëm në postin e tij dhe besoj me kalimin e kohës kriza do të gjejë zgjidhje”, përfundoi Majko.

Mbrëmjen e djeshme, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka bërë bujë në rrjet me anë  të një postimi në Instagram që tregon hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb.

Fotoja është shoqëruar me nënshkrimin, “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.

Reagimet kanë qenë të shumta dhe tashmë ka nisur një fushatë për heqjen sa më parë të kësaj fotoje nga rrjetet sociale.

Ndërkohë, ka reaguar dhe ambasada amerikane në Prishtinë duke sjellë në vëmendje edhe një herë se njohja e dy shteteve është e pashmangshme.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasada amerikane thekson se dialogu për njohjen e ndërsjellë nga të dyja shtetet duhet të jetë fokusi kryesor i secilit në këtë moment, pasi zgjidhje të mesme nuk ka.  Ndërkohë, në postim theksohet se gjendja aktuale mes dy shteteve është ‘e paqëndrueshme…’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026