Pandemia, Brataj: Jemi te skenari 3, nëse ezaurohen spitalet rajonale, do i asistojmë qytetarët edhe në stadium
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook, ku u shfaqën pamje nga Urgjenca Kombëtare, foli për skenarët e mundshëm të COVID-19.
Brataj theksoi se aktualisht jemi tek skenari 3, por nëse ezaurohen edhe spitalet rajonale qytetarët e infektuar do asistohen edhe në stadiume.
“Për fat më mirë nuk kemi ezaurim të kapaciteteve. Thamë që jemi tek skenari 3, do të hapet COVID4, do të hapen spitalet rajonale, e skenarë të ndryshëm. Kur t’i mbushim të gjitha, do i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe në korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me çdo mënyrë, qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin”, u shpreh Skënder Brataj.
Ndërkohë në Shqipëri rëndohet çdo ditë edhe më shumë bilanci i COVID19.
Gjashtëmbëdhjetë pacientë të tjerë me COVID-19 humbën jetën në ditën e djeshme. Ministria e Shëndetësisë tha se viktimat e radhës ishin të moshave 49-86 vjeç nga Tirana, Fieri, Berati, Shkodra, Lezha, Gjirokastra, Kuçova dhe Përmeti.
Po kështu, rezultuan të infektuar edhe 545 qytetarë të tjerë.
Lexoni gjithashtu:
COVID-19 në Shqipëri, bien rastet e reja, por vijon prirja e lartë e numrit të vdekjeve
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta