Pandemia covid-19 rriti mashtrimet, Drejtoria Parandalimit të Pastrimit të Parave jep alarmin
Tetë muajt e pandemisë së Covid-19 jo për të gjithë kaluan nën ethet e infektimit nga koronavirusi, pasi individë të ndryshëm e shfrytëzuan këtë periudhë për mashtrime. Alarmi vjen nga Drejtoria e Parandalimit e Pastrimit të Parave e cila përmes një udhëzimi njofton se gjatë pandemisë tendencat për këto krime u rritën ndjeshëm.
Periudha e pandemisë u shfrytëzua nga disa individë për rritjen e mashtrimeve. Alarmi vjen nga drejtoria e parandalimit të pastrimit të parave përmes një udhëzimi me risqet që lidhen me Covid-19.
Nga të dhënat e administruara nga ky institucion mësohet se grupet kriminale apo individë të caktuar kanë shfrytëzuar periudhën e pandemisë për të mbledhur fonde për organizata bamirëse fiktive, mashtrime në fushën e mjekësisë (përfshirë këtu dhe mashtrimet për investime) dhe shitjet në internet të ilaçeve të falsifikuara dhe furnizimeve mjekësore, siç janë pajisjet e testimit dhe ato që shërbejnë për mbrojtjen personale.
Në udhëzimin e publikuar thuhet se këta individë për të vënë në jetë planin e tyre shpesh herë prezantoheshin edhe si zyrtarë të qeverisë për të rritur nivelin e besueshmërisë.
Një tjetër fushë me risk të lartë sipas drejtorisë së parandalimit dhe pastrimit të parave është edhe krimi në internet. Në një kohë kur përdorimi i këtij shërbimi ka pësuar rritje gjatë kësaj periudhe, kriminelët e kanë e shfrytëzuan atë për instaluar viruse në kompjutera dhe telefonat celular.
Gjithashtu me shqetësim ka shfaqur edhe financimi i terrorizmit nga grupe të ndryshe të cilat mund të përdorin krizën e COVID-19 për të mbledhur ose transferuar dhe për të intensifikuar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve