Pandemia Covid-19, shkon në 1355 numri total i viktimave në Kosovë
Prej ditësh në Kosovë raportohet një situatë e qëndrueshme sa i përket pandemisë së Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën katër qytetarë, ndërsa nga kryerja e 1282 testeve të dyshuara, 199 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Të dhënat janë bërë publike nga ana e Institutit të Shëndetit publik, i cili shton se deri tani kanë humbur jetën 1355 pacientë, shumica prej tyre me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
“Numri total i rasteve pozitive është 52.333 raste nga 189.420 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.355 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 430 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600”, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive:
Prishtinë 87 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj konfirmoi sot më një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook” se Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina kundër Covid-19 nga kompania “Pfizer”.
Kosova siguron 500 mijë vaksina kundër COVID-19
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta