Pandemia Covid-19, tri viktima dhe 92 të shëruar në Kosovë
Situata e pandemisë Covid-19 vijon të jetë e qëndrueshme në Kosovë. Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike në Kosovë, në 24 orët e fundit janë kryer 509 teste të dyshuara, nga të cilat 49 qytetarë janë identifikuar pozitivë, kurse tre pacientë kanë humbur jetën.
Gjithashtu, raportohet se në të gjithë vendin janë shëruar edhe 92 pacientë. Sipas të dhënave të fundit, të cilat janë bërë publike nga vetë IKSHPK-ja, thuhet se nga fillimi i pandemisë dhe deri sot 638 qytetarë kanë humbur jetën.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.938 raste nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.157”, njofton Instituti i Shëndetësisë.
Rastet pozitive në Kosovë:
Komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri.
Autoritetet shëndetësore ftojnë qytetarët të ruajnë distancën, të vendosin maskë dhe të shmangin frekuentimin e ambienteve, ku ka grumbullime masive të njerëzve.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta