Pandemia e Covid-19, mbi 300 gjoba për mosrespektim të masave në Prishtinë
Policia e rajonit të Prishtinës gjatë fundjavës ka shqiptuar mbi 300 gjoba dhe ka dhënë qindra vërejtje e këshillime për ata qytetarë, të cilët nuk kanë zbatuar masat anticovid.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia thotë se po bashkëpunon ngushtë me subjektet tregtare, por edhe me qytetarët për të rritur vigjilencën kundër Covid-19.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është komuna e cila kryeson për nga numri i rasteve të larta ditore, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 380 raste, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 12.669 dhe 121 të vdekur.
Komuna e Prishtinës është vendosur në “zonën e kuqe” sipas masave të reja parandaluese të institucioneve shëndetësore kundër përhapjes së virusit.
Kjo ka bërë që lëvizja e qytetarëve dhe puna e gastronomisë të ndalohet nga ora 19:00 deri në 05:00, përjashto rastet emergjente.
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.831 testime të dyshuara më Covid-19, ndërsa 707 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili shtoi se përkundër angazhimeve të bluza të bardha, 10 qytetarë kanë humbur jetën duke e çuar në total numrin e viktimave në 914, që nga fillimi i pandemisë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta