Pandemia e Covid-19, tre të vdekur dhe 79 raste të reja në Kosovë

9 Tetor 2020 | 13:10

Situata e pandemisë Covid-19 vijon të jetë e qëndrueshme në Kosovë. Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike në Kosovë, në 24 orët e fundit janë kryer 764 teste të dyshuara, nga të cilat 79 qytetarë janë identifikuar pozitivë, kurse tre pacientë kanë humbur jetën.

Gjithashtu, raportohet se në të gjithë vendin janë shëruar edhe 61 pacientë. Sipas të dhënave të fundit, të cilat janë bërë publike nga vetë IKSHPK-ja, thuhet se nga fillimi i pandemisë dhe deri sot 641 qytetarë kanë humbur jetën.

“Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes”, thekson IKSHPK-së.

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

Autoritetet shëndetësore ftojnë qytetarët të ruajnë distancën, të vendosin maskë dhe të shmangin frekuentimin e ambienteve, ku ka grumbullime masive të njerëzve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026