Pandemia e Covid-19 u merr jetën 19 qytetarëve në 24 orët e fundit

5 Dhjetor 2020 | 15:17

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat mbi raportin ditor të Covid-19. Kështu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 qytetarë, ndërsa janë konfirmuar 846 raste të reja.

Aktualisht, në katër spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Sipas të dhënave të MSH-së, bëhet e ditur se 312 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10680
Durrës  1375
Elbasan  865
Fier  1541
Korçë  1088
Vlorë  1017
Shkodër  854
Lezhë  726
Berat  653
Kukës  422
Dibër  238
Gjirokastër  514.

Autoritetet bëjnë të ditur se që nga muaji mars dhe deri sot janë kryer 201.634 teste të dyshuara për Covid-19, prej të cilëve 42.148 kanë rezultuar pozitivë. Në gjithë Shqipërinë raportohen 889 viktima për shkak të Covid-19, ndërsa qarku më i prekur vijon të mbetet Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët të respektojnë masat anticovid, të ruajnë distancën si dhe të shmangin vendet, ku vihen re grumbullime masive.

Sipas saj, këto janë masa të thjeshta, por tepër domethënëse që ndikojnë në uljen dhe shkëputjen e zinxhirit të infeksionit në popullatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026