Pandemia, Gjergji Goro: Bizneset në Himarë gjatë sezonit turistik siguruan shpenzimet e tyre
2020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore, por edhe ato të qeverisjes lokale.
Për këtë çështje kryetari i bashkisë së Himarës, Gjergji Goro në Euronews Albania deklaroi se 2020 ishte një vit i vështirë, pasi ky qytet të ardhurat kryesore i ka nga turizmi.
“Të themi të drejtën ne prisnim që ky vit të ishte shumë i vështirë nga çfarë u paraqit, sepse edhe masat e marra gjatë periudhës së parë së COVID ishin drastike dhe nuk prisnim që të kishte një lëvizje për turistët në zonën tonë.
Ajo që ne prisnim, faktikisht muaji korrik dhe gusht të ishte muaji i turizmit, që gjithë operatorët turistë të ishin me kapacitet të plotë dhe ne si bashki u detyruam që të kushtonin më shumë vëmendje duke rritur edhe personelin dhe shërbimet ndaj qytetarëve. U gjetëm të papërgatitur në një situatë të tillë.
Kjo ndikoi edhe në rritjen dhe të ardhurat e bashkisë. Mund të them që nga turizmi, përjashtuar taksës së fjetjes në hotel, pjesa tjetër e taksave është në 80% të realizimit si për taksë në infrastrukturë, taksën e plazheve dhe taksën e pasurisë. Për taksën e hoteleve jemi pak mbrapa”, u shpreh Goro.
Kryetari i Bashkisë theksoi më tej se bizneset në Himarët gjatë sezonit turistik mundën të siguronin shpenzimet e tyre, si dhe të bënin edhe ndonjë investim.
“Unë ju thashë që arritën të paktën bizneset të nxjerrin shpenzimet e tyre dhe disa të nxjerrin edhe ndonjë fitim për të bërë ndonjë investim. Himara pothuajse është bosh, vetëm aktiviteti i ndërtimit dhe hotelerisë është në funksion”, tha ai më tej.
Lexoni gjithashtu:
Bashkitë në vështirësi, pandemia i kushton 2.2 mld lekë pushtetit vendor
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta