Pandemia godet bujqësinë, Agim Rrapaj: Rënia e konsumit në masë sjell vështirësi për sektorin

24 Nëntor 2020 | 07:20

Bujqësia, që në Shqipëri, zë peshën më të madhe në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) me 18,4%, në 4 vitet e fundit ka pasur një trend rënës me 4%. E si të mos mjaftonte kjo, ky sektor po preket dhe nga Pandemia e COVID-19. 

Përfaqësuesit e këtij sektori po përballen me një rënie të shitjeve të prodhimeve të tyre, si pasojë e rënies së konsumit. Si pasojë e krizës së shkaktuar, konsumi pritet të jetë më i ulër dhe në festat e fundvitit, duke vështirësuar dhe më shumë situatën e sektorit të bujqësisë. 

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj në një intervistë për Euronews Albania përmendi një ndër problemet më kryesore në bujqësi që është kostoja e produkteve për shkak të mos mbjelljes dhe mos korrjes në kohë gjatë periudhës së pandemisë.

Sipas tij kjo është një vështirësi me të cilën bujqësia përballet çdo vit ama këtë herë kanë qenë më të theksuara dhe kanë sjellë probleme më të mëdha në zona të caktuara.

“Unë do të përmendja një vështirësi të madhe në hallkat e zinxhirit që e kanë kaluar dhe blegtorët të cilët në këtë periudhë që ka kaluar u ndeshën me vështirësitë e shitjes së prodhimit të tyre,” – tha Rrapaj.

Eksporti, siç tha dhe Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar pati një rritje të ndjeshme duke qenë së linjat e gjelbra u mbajtën hapur në këtë periudhë dhe kjo pati një impakt pozitiv edhe në rritjen e prodhimit.

Pyetur për skemën e TVSH-së për prodhimet bujqësore Rrapaj e cilësoi si një ndër problemet më të mëdha mes politikëbërësve dhe prodhuesve, grumbulluesve dhe tregtuesve të prodhimeve të vendit.

“Ne jemi në një situatë ku prodhimet e vendit merren kryesisht nga importi për arsye sepse fermerëve ju rimbursohet TVSH-ja me 6% ndërsa po i njëjti produkt po të merret në eksport rimbursimi i TVSH-së është 20%.

Në këto kushte fermerët nuk kanë arsye që të rrisin prodhimin por dhe qendrat e grumbullimit dhe tregtarët nuk janë të interesuar të blejnë prodhimin vendas dhe ta çojnë atë në treg por janë të interesuar të marrin në import,” – sqaroi Rrapaj për Euronews Albania.

 

Lexoni gjithashtu: 

Bujqësia gjatë pandemisë, ministri Çuçi: Sektori më i suksesshëm, patëm rritje eksportesh

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026