Pandemia kufizon lëvizjet, kufijtë gjysmë të hapur, në mars erdhën 394 mijë shtetas

23 Prill 2021 | 16:11

Për shkak të pandemisë, lëvizjet e qytetarëve në të gjithë botën vijojnë të mbeten të kufizuara. Shumë shtete janë në regjimin e masave, të cilat forcohen ose lehtësohen sipas kurbës së infektimeve nga COVID-19. Këto masa, kanë ndikuar edhe në qarkullimin e  lirë të qytetarëve.

Kështu, gjatë muajit të kaluar në Shqipëri kanë hyrë 394 000 shtetas shqiptarë e të huaj, ose 45 % më shumë se marsi i vitit të kaluar, kur në vend u shpall karantina, por këto shifra janë larg nivelit të marsit 2019.

Fluks qarkullimi i ngjashëm vihet re edhe në krahun dalës, ku 413 mijë shtetas kanë kaluar kufijtë shqiptarë, por në krahasim me marsin e vitit 2019, lëvizjet flasin për reduktim të linjave të transportit ajror, tokësor e detar, por edhe rënie të kërkesave nga ana e qytetarëve.

Krahasuar me marsin e vitit 2020, nga Greqia, Anglia e Gjermania kanë mbërritur më pak shtetas, ndërsa në pikat kufitare që ndajnë Shqipërinë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ka pasur fluks më të shtuar, përfshirë edhe mbërritjet nga Italia dhe Zvicra.

Pjesa më e madhe e qytetarëve deklaruan se vizituan Shqipërinë në mars për qëllime turistike, arsye shëndetësore dhe për të vizituar të afërmit, ndërsa 10 mijë prej tyre erdhën për qëllime biznesi.  

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026