Pandemia, ministri i Ekonomisë në RMV: 400 kompani kanë përfituar grante, presim të rritet cikli i investimeve
Katërqind kompani deri në fund të vitit do të marrin mbështetje financiare prej 17.2 milion euro ne Maqedoninë e Veriut. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në kuadër të masave për të mbështetur biznesin në situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Qëllimi i kësaj mase është të mbështesë drejtpërdrejt kompanitë në mënyrë që të stabilizojnë dhe rinovojnë konkurrencën e tyre, duke përfshirë kthimin e tregjeve të humbura, me çka do të mbahen sipërmarrjet e biznesit që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë vendase përmes zbatimit të një projekti investimi gjatë dhe në periudhën post-COVID nga marsi 2020 deri në dhjetor 2021.
Për këtë çështje të rëndësishme, ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi deklaroi për Euronews Albania se deri më tani për grante kanë aplikuar 760 biznese dhe 400 prej tyre kanë plotësuar kushtet.
“Pra, Maqedonia e Veriut që nga fillimi i pandemisë, ka miratuar 4 pako të masave ekonomike që janë drejtpërdrejt në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve. Një ndër masat kryesore është mbështetja financiare, të cilën qeveria e jep për kompanitë, për të rritur konkurreshmërinë e tyre gjatë periudhës së COVID 19 dhe periudhës post COVID-19.
Do të thotë deri në fund të vitit 2021, të gjithë kompanitë, kryesisht të sektorit prodhues mund të ndërmarrin investime të ndryshme ku shteti do t’i ndihmojë me vlerën 25% të vlerës së investimit. Kjo është grant i drejtpërdrejt”, tha ai.
Sipas tij nëpërmjet këtyre granteve pritet që të rritet cikli i investimeve.
“Ka pasur një interes shumë të madh. Kemi pasur deri më tani mbi 760 aplikime dhe mbi afër 400 kompani kanë plotësuar kushtet. Vetëm se kanë fituar grantet dhe presim që kjo të rrisë ciklin e investimeve. Sipas planeve të biznesnit që kanë paraqitur këto 400 kompani do të bëhen mbi 120 mln euro investime, kryesisht nga kompani vendore”, deklaroi ai më tej.
Ministri i Ekonomisë theksoi se gjatë periudhës së pandemisë janë largua nga puna rreth 15 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut.
“Me siguri që ka pasur largime nga puna. Deri më tani që flasim nga puna janë larguar 15 mijë vetë, për shkak të pandemisë. Ne kemi vazhduar masën për pagesën e pagave, në vlerën e pagës minimale”, tha ai.
Një tjetër vendim që pritet të marrë së shpejti ministria e Ekonomisë është dhe përcaktimi i kompanisë fituese që do të kryej ndërtimin e gazsjellësit kryesor të gazit në Maqedoninë e Veriut.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta