Pandemia s’është zhdukur, EMA: Valë e re infeksioni në nëntor. Bëni vaksinën!

26 Tetor 2022 | 18:45

Një valë e re infeksioni me COVID-19 do të përfshijë Evropën në javët e ardhshme. Kështu deklaruan krerët e Agjencisë Evropiane të Medikamenteve, EMA, të cilët u kujtuan qytetarëve se pandemia nuk ka mbaruar dhe se varianti Omicron vijon të pësojë mutacione, duke u kthyer në variante më të rrezikshme se më parë.

“Javën e kaluar një nga variantet e reja të Omicron, i quajtur BQ.1 u identifikua në të paktën 5 vende të Bashkimit Evropian. Varianti në fjalë dhe nënvariantet e tjera që rrjedhin prej tij do të bëhen dominantë nga gjysma e nëntorit dhe fillimi i dhjetorit”, thotw Dr. Marco Cavaleri, Agjencia Evropiane e Medikamenteve,

Agjencia Evropiane e Medikamenteve bëri gjithashtu të ditur se variantet e COVID dhe gripi normal do të qarkullojnë njëkohësisht, ndaj vaksinimi është emergjent.

Vaksinat aktuale janë efikase për kohën e mbetur, por coronavirusi është më i shpejtë se përshtatja e tyre dhe kjo duhet të ndodhë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026