Pandemia ul konsumin, Fatos Çoçoli: Ekonomia nuk po shkon mirë, duhet një paketë e tretë
Rihapja e aktiviteteve, pas izolimit për shkak të COVID-19, është shoqëruar me rritje të çmimeve të produkteve bazë. Një sërë artikujsh kanë rezultuar me rritje, ku më kryesoret janë ushqimet, pijet alkoolike, cigaret dhe qiraja.
Produktet e shportës dhe pijet joalkoolike kanë pësuar dhe rritjen më të madhe, me 4.9%. Gjatë pjesës së dytë të muajit maj, kur u rihapën baret dhe restorantet, rezulton se shërbimet e ofruara prej tyre janë rritur me 0.7% gjatë kësaj periudhe.
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, i ftuar në Euronews Albania u shpreh se sektori i ekonomisë do të kalojë një situatë të vështirë.
Ai theksoi se rritja e çmimeve, rritja e papunësisë dhe ulja e konsumit janë tregues të qartë, se ekonomia shqiptare do duhet të përballet me sfida të forta. Ekpserti i ekonomisë mendon se qeveria shqiptare duhet të ketë gati edhe paketën e tretë ekonomike, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë humbur punën për shkak të coronavirusit.
“Për fat të keq i kemi të gjitha të këqijat që mund të na jepte pandemia, siç ka dhënë kudo në botë. Mendoj se do të jetë një moment shumë i vështirë për ne deri në fund të këtij vitit. Rritja e çmimeve dhe e papunësisë patjetër që ka ulur konsumin, që është treguesi kryesor që një ekonomi nuk po shkon mirë. Të gjitha parashikimet, flasin që ne do të biem njësoj si vendet e tjera të rajonit, prandaj gjendja është shumë problematike. Mendoj se një paketë e tretë duhet të ishte rezervë. Deri tani flitet për 60 mijë të rinj të papunë”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta