Pandemia uli krimin, por u shtuan rastet e drogës dhe dhuna në familje
Statistikat e krimeve gjatë vitit të kaluar u shoqëruan me rënie në pjesën më të madhe të veprave penale. Megjithatë, për shkak të izolimit nga pandemia dhuna në familje dhe krimet në fushën e drogës u rritën.
Statistikat e krimeve tregojnë për një rënie të tyre gjatë vitit të kaluar, kur vendi hyri ne e izolim të plotë ose të pjesshëm për disa muaj me radhë. Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2020, janë evidentuar mbi 32.700 vepra penale ose 7,0% më pak, krahasuar me vitin 2019.
Denoncimet për dhunë në familje dhe krimet në fushën e drogës janë rritur, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa pjesa tjetër e tyre ka pësuar rënie.
Përdorimi dhe shitja e drogës u rrit duke tejkaluar me mbi 5 për qind rastet e 2 viteve paraardhëse.
Ndërkohë edhe vrasjet e mbetura në tentativë janë raportuar me rritje në krahasim me 2019-n, në 114 të tilla, duke u barazuar me shifrat e vitit 2018. Sa i përket vrasjeve me dashje, viti i kaluar regjistroi 52 viktima, ose 6 më pak se viti paraardhës.
Sa i përket veprave penale të raportuara për dhunën në familje, ato u rritën me rreth 12.2%, dhe për psikologët, këtë fenomen e nxiti izolimi brenda banesës, sidomos gjatë muajve mars-qershor.
Veprat penale për krime me dashje tortura, plagosje e rrahje janë rritur me 2.3%. Në vitin 2020, janë proceduar 40.956 autorë për vepër penale, ku meshkujt përbëjnë 94,8% të totalit, 31 % e tyre të grup-moshës 30-44 vjeç. Në vitin 2020, numri i të burgosurve ishte 4614, nga 5045 që ishin në vitin paraardhës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta