‘Pandemia viktimizoi më tej gra dhe vajza’, Fabiola Egro: Denoncimi i dhunës brenda familjes vazhdon të jetë tabu
Sipas një raporti të OKB periudha e pandemisë ka shtuar dhunën ndaj grave në të gjithë botën, edhe në Shqipëri.
Fabiola Egro, drejtoresha e rrjetit të qendrave për zhvillim komunitar tha për Euroneës Albania se pandemia ishte jo vetëm krizë shëndetësore, por edhe krizë e individit dhe shoqërive në të gjithë globin dhe sidomos në Shqipëri, ku ka ndikuar edhe në marrëdhëniet brenda famijes.
“Dhuna në familje dhe ajo në bazë gjinore është rritur drastikisht. Janë viktimizuar më tej gratë dhe vajzat brenda familjes. Dhuna brenda dyerve të familjes vazhdon dhe mbetet një tabu që duhet të zgjidhet brenda familjes, megjithatë mekanizmat e referimit të dhunës kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në ofrimin e shërbimeve të ndryshme.
Vetëm për bashkinë e Tiranës kemi 700 raste të menaxhuara dhe 670 raste për Durrësin. Kjo është një shifër shumë e vogël krahasuar me problemet dhe dhunën që ndodh çdo ditë, jo vetëm në familje”, tha ajo.
Znj. Egro bëri me dije se sapo në kuadër të riformatimit të mënyrës së jetesës për shkka të pandemisë janë riformatuar edhe shërbimet që po ofrohen nga qendra sociale siç janë edhe programet e prindërimit që ndihmojnë për të pasur një familje të shëndetshme.
“Shërbimet duhen riformatuar duke i sjellë pranë familjes, siç është shërbimi për programe prindërimi.
Kemi sjellë dy doracakë të thjeshtë me ndihmën e OKB për të pasur një famije të shëndetshme, duke kaluar kohë cilësore me familjen dhe përmes disa ushtrimeve që synojnë të nxisin ndërveprimin. Gruaja ka edhe më shumë barrë gjatë kësaj kohe dhe menaxhimi i konfliktit në familje bëhet më i vështirë.
Nëpërmjet këstij doracaku, ku përfshihen lojëra argëtuese me famijen mund të përshihen edhe baballarët, duke ndihmuar gratë për një familje të shëndetshme”, tha znj. Egro.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta