‘Pandora’ u hap, po tani? BIRN: Kontraktori i OST-së, miliona euro për kompaninë ‘offshore’
Pas një hulumtimi në dokumentet e publikuara nga ‘Pandora Papers’, BIRN zbuloi se kontraktori i OST-së transferoi miliona euro për kompaninë ‘offshore’ të konsulencës.
Dokumentet zbulojnë se kompania boshnjake ‘Energoinvest’, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, i pagoi miliona euro një firme të vogël konsulence në Emiratet e Bashkuara Arabe, e drejtuar nga një biznesmen shqiptar me lidhje politike.
E financuar nëpërmjet një kredie nga Banka Shtetërore Gjermane KfW, procedurat e tenderimit për pjesën shqiptare të projektit për linjën 400 kilovolt të energjisë elektrike që lidh digat mbi lumin Drin me Kosovë filluan në vitin 2011.
I shoqëruar nga akuzat për korrupsion, procesi i prokurimit u vonua për tre vjet deri në prill të vitit 2014, kur Operatori i Sistemit të Transmetimit në Shqipëri, OST, firmosi një kontratë prej 29 milionë euro me kompaninë inxhinierike boshnjake ‘Energoinvest’ për të ndërtuar pjesën e linjës që shtrihej në Shqipëri, e cila mbaroi në mes të vitit 2016.
Një seri dokumentesh të siguruara nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative, BIRN, zbulojnë se duke filluar nga viti 2013, ‘Energoinvest’ i pagoi në total 3.6 milionë euro një kompanie të vogël konsulence të regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe në mars të atij viti, kompania ‘AL Energy Transmission’, e cila drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi.
E kontaktuar me e-mail dhe telefon, ‘Energoinvest’ nuk ju përgjigj pyetjeve në lidhje me kompaninë ‘AL Energy Transmission LTD’, dhe nuk dha arsye pse i kishte paguar miliona euro një kompanie të sapokrijuar, që kishte pak eksperiencë në sektorin energjetik. Drejtuesi i ‘AL Energy Transmission’, Vasil Kallupi nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga ana e BIRN.
‘AL Energy Transmission LTD’ është themeluar në mars 2013 në Ras al-Khaimah, një nga shtatë emiratet që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet një kompanie që jep shërbime për regjistrime ‘offshore’ e quajtur ‘SFM Corporate Services’.
Dokumentet e para nga BIRN përfshijnë gjithashtu një deklaratë të llogarisë bankare të ‘Al Energy Transmission’ nga banka ‘Bendura’ me qendër në Lichtenstein, e cila mbulon transaksionit në periudhën nga viti 2013 deri në 2019. Sipas deklaratës, ‘Energoinvest’ bëri 39 pagesa ndaj kompanisë së konsulencës për një vlerë prej më shumë se 3.6 milionë euro.
Transferta më e madhe prej 1.5 milionë euro është bërë më 26 prill 2013, një muaj pasi ‘AL Energy Transmission’ u regjistrua.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta