Pano Soko: Degjenerimi i protestës i intereson kundërshtarëve të saj. Mosndërhyrja e policisë në Shkodër ngre dyshime

12 Dhjetor 2020 | 15:30

Pano Soko, pjesë e nismës ‘Thurje’ tha për Euronews Albania se protesta e zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës ishte një protestë qytetare që e mbaroi misionin e vet në orën 18:00 të së enjtes kur ministri i Brendshëm deklaroi dorëheqjen, që ishte edhe kërkesa kryesore e kësaj proteste.

Degjenerimi i mëtejshëm i kësaj proteste në dhunë e vandalizëm sipas tij, nuk i shërben askujt përveçse vetë kundërshtarëve të kësaj kauze.

“Të rinjtë që janë sot në atë protestë shprehin të gjithë mllefin dhe pakënaqësinë për mungesën e shpresës e të ardhmes, një dëshpërim social që i ka kapluar. Këta janë forma e parë si shoqërua po manifeston situatën sociale që shohim përditë kur themi mungojnë shpresa dhe e ardhmja.

Keqqeverisja në vite, rritja e pabarazisë për të cilën gjykojnë si fajtorë politikanët janë disa nga faktorët që i kanë nxitur në këtë protestë.

E dyta, nëse duam të shohim ku të çon mosvëmendja ndaj arsimit, pamjet në ekran janë destinacioni.

Një nga variantet është që ka një instrumentalizim politik të kësaj proteste, i vetmi përfitues në këtë mes është ai kundër të cilit u ngrit kjo protestë. Sot vazhdimi i protestës është një degjenerim që nuk i shërben kauzës, por kundërshtarit të kësaj kauze”, tha ai.

Teksa iu referua protestës së mbajtur sot në Shkodër që degjeneroi me djegien dhe bastisjen e selisë së PS në këtë qytet, z. Soko ngriti dyshimet se në mosveprimin e policisë ka pasur një prapavijë, që sipas tij lidhet me faktin se fytyra më e shëmtuar e kësaj proteste që është vandalizmi, i shërben kundërshtarit të saj.

“Në Shkodër më bëri përshtypje mungesa e policisë, kur dihet se asnjëherë nuk lihen të pashoqëruara me policë këto lloj protestash. Duhet të kemi një gjë parasysh që nazistët e dogjën vetë Rajhstagun.

Policia duhet të bëjë dokumentin e ngjarjes që të kuptojmë kush është pas kësaj. Policia nuk u duk gjysmë ore, e la të digjej vendin e më pas doli, kjo m’u duk e çuditshme. Polica e ka protokollin për të ndërhyrë edhe kur përballë ka fëmijë, policia është e përgatitur profesionalisht për t’u përballur me ta”, tha aktivisti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026