Pano Soko: PS ka ruajtur mandatet, sepse ka pasur votë të deformuar

5 Maj 2021 | 21:08

Pano Soko nga “Nisma Thurje” tha se mandatet e LSI-së në këto zgjedhje kanë shkuar në favor të Partisë Demokratike.

Ai pohoi nga studioja e “Ilva Now” në Euronews Albania se strategjia që zgjodhi LSI-ja për të qëndruar pranë PD-së i hapi rrugë rrjedhjes së votës së saj.

“Mandatet e LSI kanë shkuar te PD, por ka krijuar shumë pak elektorat të ri. Strategjia që zgjodhi LSI për t’u atashuar pranë PD, krijoi të gjithë ambiguitetin për të humbur votë. Sharmi i LSI është se është parti pushteti”, tha ai.

Lidhur me performacën e Partisë Socialiste z. Soko thekson se kjo parti ka ruajtur mandatet pasi ka pasur deformim të votës.

Ai shtoi se në Durrës vota është blerë, duke shpërndarë para për të dëmtuarit nga tërmeti dy ditë para zgjedhjeve, kurse në Tiranë z. Soko pohoi se është përborur skema e punëmarrjes.

“PS ka ruajtur mandatet sepse ka pasur votë të deformuar. Në Durrës që ditën e premte u shpërndanë lekët e tërmetit. Kjo është ashiqare një përdorim i pushtetit për votën. Në Durrës është blerë, në Tiranë është bërë përmes marrjes në punë. Pra, me punë-marrje.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021