Pano Soko: Vendosja e fashës 800kw nuk sjell kursim të energjisë

14 Tetor 2022 | 13:55

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se vendosja e fashës 800kw, nuk do të sjellë kursim të energjisë nga konsumatorët familjarë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Soko u shpreh se pjesa më e madhe e shqiptarëve, ngrohen në dimër me elektricitet.

Sipas tij, nuk është bërë asgjë për procesin e gazifikimit në vend.

“Në verë nuk shpenzojmë, bëhet fjalë për muajt e dimrit. Aty ai 4 për qindëshi bëhet edhe 40. Ngrohen me elektricitet, sepse edhe për gazifikimin nuk u bë gjë. Unë besoj se 800kw është një kërkesë që vjen në dimër. Çdo gjë kushton më tepër energji në dimër. 800kw nuk është atribut i disa familjeve me në standard të caktuar. E kalon, në dimër, në muajt e ftohtë janar, shkurt e kalon, nuk diskutohet”, theksoi ai.

Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjatë këtij muaji do të do të rishikohet situata dhe do të vendoset nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat.

Disa ditë më parë, nëmbledhjen e ERE u vendos që hiqet fasha 800 kwh për muajin tetor, ku votuan 5 anëtarë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026