Papa Leone: Një shtet palestinez është zgjidhja e vetme për konfliktin me Izraelin

30 Nëntor 2025 | 17:32

Papa Leone XIV ka deklaruar këtë të diele se e vetmja zgjidhje e konfliktit me Izraelin është një shtet palestinez. Kjo deklaratë e Papës nga Turqia riafirmon qëndrimin e Vatikanit.

“Ne të gjithë e dimë se në këtë moment Izraeli ende nuk e pranon këtë zgjidhje, por ne besojmë se është e vetmja zgjidhje”, u tha Papa gazetarëve në aeroplanin që po e transportonte nga Turqia në Liban.

Ai theksoi se janë miq me Izraelin dhe kërkojnë të jenë një zë ndërmjetësimi midis dy palëve që mund t’i ndihmojë ato të afrohen me një zgjidhje me drejtësi për të gjithë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nga ana tjetër ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj një shteti palestinez pasi aleati i tij më i madh, Shtetet e Bashkuara, treguan mbështetje për pavarësinë palestineze.

Papa tha se ai dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan diskutuan konfliktin izraelito-palestinez dhe konfliktin Ukrainë-Rusi. Sipas tij Turqia ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në ndihmën për t’i dhënë fund të dy luftërave.

Gjatë vizitës së tij në Turqi, Papa paralajmëroi se e ardhmja e njerëzimit është në rrezik për shkak të numrit të pazakontë të konflikteve të përgjakshme në botë dhe dënoi dhunën në emër të fesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026