Para vizitës së Lajcak, Presidenti Thaci pret në takim Kryeministrin Hoti, flasin për dialog

15 Qershor 2020 | 13:04

Të hënën, në nisje të javës së re, Presidenti Hashim Thaci tha se kjo do të jetë javë e rëndësishme për vendin.

Këto deklarata i pari i shtetit i bëri pas takimit që pati me Kryeministrit Avdullah Hoti, që sipas tij kanë diskutuar për koordinimin e institucioneve në hapat që duhet marrë rreth dialogut Kosovë-Serbi.

“Jemi në një javë të rëndësishme për vendin dhe Ballkanin perëndimor kur pritet hapja e proceseve konkrete edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ambasadori Grenell, por edhe paralajmërimi i vizitës së z. Lajcak në Kosovë, kështu që do të punojmë ngushtë me njëri tjetrin si president dhe kryeministër, por edhe me kuvendin dhe të gjitha partitë politike pozitë dhe opozitë që të jemi sa më të përgatitur dhe të kemi sa më të qartë se çka duam ne të arrijmë dhe ne duam të arrijmë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha presidenti Hashim Thaçi.

Ndërsa për vizitën e Lajcak dhe takimit me të Presidenti Thaçi tha se nuk e di agjendën e tij, por se iniciativa e tij pa qëllimin final të njohjes reciproke do të jetë ‘dështim i plotë’.

Ai shtoi se nuk ishte i informuar për agjendën dhe përmbajtjen e vizitës së Lajcak në Kosovë.

“Nuk është koha që të hapen çështje teknike apo me pretendime për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Lajcak duhet ta kuptojë që Kosova është e pavarur dhe sovrane. Nëse vjen me këtë qasje që duhet të përmbyllet ky proces duhet të mbyllet me njohje reciproke është shumë I mirëseardhur, cdo qasje tjetër është një qasje e dështimit të plotë të tij në Kosovë dhe e vet Bashkimit Evropian” shtoi ai.

E kur u pyet se kush do ta drejtoj dialogun, Thaci tha se bashkë me Hotin do të jenë të ulur bashkë përballë Serbisë dhe gara e tyre është me Serbinë.

Por, ndryshe ka thënë Kryeministri i vendit. Shefi i ekzekutivit ka thënë që dialogun do ta udhëheqë vet ai dhe se çështja kush e udhëheqë dialogun as nuk duhet të shtrohet më ngase këtë e përcakton kushtetuta. Hoti tha se qëllimi i tij është që të arrij konsensus të gjerë mes gjithë institucioneve dhe partive politike pozitë-opozitë për temën e dialogut.

 “Platformën që e kemi për dialog e kemi bërë publike, at qëndrim e prezantova sot edhe para presidentit dhe kërkova që plotësisht të koordinohemi për këtë proces të rëndësishëm, që nuk është vetëm I kësaj qeverie, por është i gjithë partive politike dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha kryeministri Avdullah Hoti.

Hoti tha se nesër do te takohet me Lajcak.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak do të vizitojë Kosovën nga data 15 deri më 18 qershor.

Ai pritet të takojë udhëheqësit politik, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026