Parada e mumieve të Egjiptit, 22 mumie faraonësh parakaluan të sigurta drejt Muzeut Kombëtar
Përmes një parade të veçantë dhe madhështore 22 mumiet faranoike u zhvendosën nga Muzeu Egjiptian në Sheshin Tahrir në qendër të Kajros në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian.
Parada e quajtur “Parada e Artë e Faraonit” mori vëmendje në të gjithë Egjiptin e jo vetëm.
Eventi nisi me 22 automjete të stilit antik të dizajnuara posaçërisht për paradën ku secila mbante emrin e mumies së mbretit ose mbretëreshës, duke lëvizur nga Sheshi Tahrir, i shoqëruar nga parada e karrocave, motoçikletave, burrave dhe grave të veshur me stilin e lashtë egjiptian. Automjetet e personalizuara, të cilat ishin rreshtuar sipas një rendi kronologjik të mumieve që mbanin, ishin të pajisura me amortizues për të parandaluar dëmtimin e relikeve të çmuara gjatë transportit.
Mumiet mbretërore u përkasin 18 mbretërve dhe katër mbretëreshave nga dinastitë 17, 18, 19 dhe 20 që sunduan Egjiptin e lashtë mbi 3,000 vjet më parë.
Rreth një orë para se të niste parada, Presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi përuroi sallën kryesore të mumieve në Muzeun Kombëtar, i shoqëruar nga Ministri Egjiptian i Turizmit dhe Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s.
Ministri shpjegoi se salla kryesore e Muzuet Kombëtar përmban 1,500 objekte dhe ajo do të jetë e hapur për vizitorët, ndërsa salla e mumieve do të hapet në 18 Prill për të përkuar me Ditën Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet, e njohur gjithashtu si Dita e Trashëgimisë.
22 mumiet mbretërore të Paradës së Artë të Faraonit u zbuluan në dy grumbullime, e para u zbulua në 1881 dhe e dyta në 1898, të dyja në provincën e Luxor të pasur me monumente të Egjiptit të Epërm. Parada e shquar dhe madhështore tregon se Egjipti feston dhe nderon paraardhësit e tij.
Përmes zhvendosjes masive të mumieve, qeveria egjiptiane jo vetëm që po kërkon të tregojë civilizimin egjiptian, por edhe për të ndikuar në industrinë e turizmit të vendit, e cila është goditur nga pandemia e COVID-19.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rihapen dyqanet e vogla në Greqi, vijojnë kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare
- Polonia në “luftë” me COVID-19 gjatë fundjavës së Pashkëve, shtohen shtrimet në spitale
SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit