Paradoksi i naftës, importi u ul, por shitja me pakicë u rrit

16 Shtator 2022 | 14:09

Importi i karburanteve ra me 10 për qind në muajin mars dhe rënia u thellua gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në muajt prill, maj dhe qershor rënia e importit të naftës ishte mesatarisht 17 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, në të njëjtën periudhë konsumi me pakicë i karburanteve u rrit me mbi 5 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në raportin e tregtisë me pakicë.

Paradoksi i rënies së importeve dhe rritjes së tregtimit me pakicë mund të shpjegohet me faktin që importuesit më të mëdhenj kanë hedhur në treg sasi më të mëdha karburantesh të ruajtura në  depozita dhe kanë ulur blerjet e reja kur çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare u rritën.

Çmimi i një litri nafte në Shqipëri në muajin mars arriti rekordin prej më shumë se 260 lekësh.

Situata çoi në ngritjen e bordit të çmimeve, ndërsa një vendim i Qeverisë detyron importuesit që të mbajnë karburante rezervë në depozita për tre muaj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026